“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s’ka patur kaq shumë vlerë.
Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit.
Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës!”
Me anë të statusit të mësipërm, Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhacka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës.
Por ministrja e Ramës ka bërë një gafë të palafshme. Në asnjë foto të vetme të postuar nga ministrja nuk shihet FSK, ushtria e Kosovës e cila dha kontributin e parë dhe më të madhe në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.
Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës duke anashkaluar ndihmën e madhe që morën në këto ditë të vështira nga Kosova dhe kosovarët.
Rikujtojmë se sot 4 ditë më parë në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm që shkatërroi mijëra banesa e u mori jetën 51 shtetasve.
Në këto ditë të vështira, të parët ishin vëllezërit nga Kosova që hapën dyert e zemrat për t’i ndihmuar shqiptarët në qiell të hapur.
Diskutime rreth kësaj post