Kënga pjesëmarrëse e Eneda Tarifës në “Kënga Magjike 2019”, duket se i përshtatet mjaft mirë situatës aktuale në të cilën gjendet Shqipëria pas tërmeteve. Së fundmi, Eneda ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram, me momente vërtet prekëse nga situata që ka përfshirë vendin tonë.
Në video shfaqet fillimisht moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, i cili përlotet kur një zonjë me kancer dhuron 50 euro, gjithashtu momenti kur një i moshuar dhuron 10 euro nga pensioni i tij. Por në video shfaqen edhe momente kur gazetarët dhe moderatorët përloten gjatë momenteve live.
Bashkëngjitur videos, Tarifa shkruan: Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq. Bashkë njësoj… Edhe në fatkeqësi të pabesa natyrore. Sepse ne jemi 1. Do të bëj në Kënga Magjike atë që di te bëj më mirë, (jam apo jo dakord me zhvillimin e ketij eventi në këtë moment), DO ZGJAS DORËN drejt të gjithë atyre që kanë nevojë. I gjithë stafi dhe Ardit Gjebrea “DO TË KËNDOJË PËR TË NDËRTUAR”. Të afërmit e mi do të jenë atje duke kontribuar për ta, me blerjen e biletës. 4, 5, 7 Dhjetor në Pallat të Kongreseve. Do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë, që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Do këndojmë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Flm të gjithë atyre që zgjasin dorën”./tvklan
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post