Në mesnatë kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh për presidentin Emmanuel Macron së bashku me një zjarrfikës francez. Kreu i qeverisë falenderon në gjuhën franceze ekipin e zjarrfikësve dhe Macronin për ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë qeverisë.
“Faleminderit shumë për ata zjarrfikës të guximshëm dhe shpëtimtarët francezë që erdhën për të ndihmuar në periudha kaq të vështira për Shqipërinë. Një falënderim shumë i madh për Francën dhe Presidentin Emmanuel Macron”, shkruan Rama krahas videos.
Ndërkohë në video dëgjohet duke thënë “rroftë Franca, rroftë Shqipëria, rroftë Evropa”.
VIDEO:
Merci de tout coeur à ces braves sapeurs-pompiers et sauveteurs français venus à l'aide en ces moments si difficiles pour l'Albanie🙏Un très grand merci à la #France et au président @EmmanuelMacron 🇫🇷🤝🇦🇱 pic.twitter.com/rghAZ9m5fs
— Edi Rama (@ediramaal) November 27, 2019
Diskutime rreth kësaj post