Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në zonat të cilat u prekën nga tërmeti që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Basha është njohur nga afër me situatën në të cilën ndodhen banorët në Thumanë. Banorët janë vendosur në një kamp të improvizuar dhe janë ende në gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike.
Kryedemokrati ka shkuar dhe në zonat ku grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen personave të cilët kanë mbetur në rrënojat e banesave. Basha ka falënderuar të gjithë autoritetet që po ndihmojnë qytetarët dhe gazetarët të cilët, sipas tij, po informojnë drejt publikun për fatkeqësinë natyrore.
I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.
“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja. Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”– tha Basha./Opinion
Diskutime rreth kësaj post