Dëme të konsiderueshme në banesa ka shkaktuar tërmeti i sotëm edhe në zonën e Prezës. Mure të shembur, xhama të thyer, është kjo panorama që ka zënë Prezën. Banorët kanë rrëfyer sekondat e tmerrit gjatë lëkundjeve të tërmetit dhe se si kanë mundur të dalin prej banesave. Me lot në sy një grua rrëfen se si ka nxjerrë fëmijët, më i vogli 3 tre vjeç nga dritarja.
Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Prej mëngjesit e deri pasdite vendi është goditur nga disa pasgoditje të tjera.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën gërmadha, për të mbijetuar, ndërkohë banorët në panik thonë se nuk do të kthehen në banesa nga frika e lëkundjeve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post