Teksa ushtria e Kosovës ka mbërritur në Shqipëri, një individ ka ofruar ndihmën e tij për të strehuar 10 familje në nevojë.
Blend Zymi, një qytetar nga Prishtina që merret me një biznes mesatar si përpunimi i mishit, ka hapur derën e shtëpisë për një familje nga Shqipëria. Ai ka thënë se do t’i strehojë ata derisa shteti shqiptar të bëjë zgjidhje.
“Derisa shteti shqiptar të bëjë zgjidhje për personat e prekur nga termeti, unë ofroj strehim për një familje nga Shqipëria deri në 10 anëtarë. Aq sa kom mundësi, bukë e kryp e zemër!”, ka shkruar Blend Zymi. Ai ka theksuar se ndihmë që iu është dhënë kosovarëve në kohë lufte, duhet të shpaguhet.
Diskutime rreth kësaj post