Një tërmet i fuqishëm u shënua mëngjesin e sotëm, ku epiqendra ishte në Thuman të Durrësit. Lëkundjet ishin shumë të forta, duke shkaktuar 11 viktima dhe një numër shumë të lartë të plagosurish. Paniku dhe tmerri i ka përfshirë të gjithë qytetarët, ku situata duket vërtetë kaotike.
Ka qenë pronari i një lokali në Durrës që ka alarmuar forcat zjarrfikëse të pranishme për të evakuar të gjithë zonën pasi rrezikon të shpërthejë një bombël gazi me 250 litra.
Ai ka vapruar i tronditur dhe i alarmuar duke u bërë thirrje forcave prezente dhe qytetarëve të largohen.
Trafiku në zonë është bërë kaotik.
Diskutime rreth kësaj post