Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Shqipërisë i ka ardhur në ndihmë Italia, Franca, Turqia dhe Greqia. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe ambasadat e SHBA dhe BE janë gati për ndihmë.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi–Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale–Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë–Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë–”
Në një reagim të dytë, Rama thotë se edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur skuadrat speciale për të nxjerrë personat që ndodhen nën rrënoja.
“Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja–Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”, ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post