Për tërmetin i cili shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në një njoftim, ku bën thirrje që banorëve që të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin falas 112.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihmē mbi 260 qytetarëve. Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren. Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post