Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur sot reth ores 3:55 minuta të mëngjesit. InfoShqip mëson se tërmeti ka zgjatur reth 10-15 sekonda ndërsa epiqendër kishte Detin Adriatik, reth 11 kilometra nga qyteti i Durrësit.
Tërmeti është ndjerë thuajse në gjithë ballkanin duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, Bulgarinë dhe Bosnjën, shkruan InfoShqip.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitutë 6.4 ballë dhe aktualisht nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Gjithashtu në Tiranë shumë persona kanë dalë posht banesave të tyre të friksuar.
InfoShqip në vazhdim do ju njoftojë më në detaje në lidhje me tërmetin orëve të para të mëngjesit. /InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post