Në kuadër të ditës ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave, avokati Spartak Ngjela shprehet se dhunimi i dinjitetit femëror është një influencë e kulturës Osmane. Sipas tij dhuna kundrejt gruas nuk ka qenë historikisht kultura jonë.
Kujtojmë se një në dy gra raportojnë se kanë përjetuar një nga format e dhunës. Kështu tregojnë raportet e organizatave për mbrojtjen e gruas.
Spartak Ngjela shkruan:
“Dhuna ndaj gruas, është strofulla e fundit e orientalizmit barbar në Shqipëri.
Dhuna kundrejt gruas nuk ka qenë historikisht kultura jonë. Dhunimi i dinjitetit femëror është tejetej një influencë e kulturës Osmane.
Sot është shumë prezente në Shqipëri kjo kulturë dhunuese, sepse ka rënë niveli i shkollës.
Dija, do ta përmbysë kulturën maskiliste Osmane në Shqipëri.
Shqipëria sot ka nevojë për një investim në intelekt, në mënyrë që të përmbysë kulturën maskiliste të saj në dhunimin e dinjitetit femëror.
Kjo duhet të jetë shkolla e re” përfundon shkrimin e tij Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post