Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili tha sot se ai duhet të thërrasë palët në dialog dhe jo të bëjë thirrje për mitingje ne sheshe.
Në një prononcim për media, Meta tha se ka dy vjet që i thërret palët në dialog, ndaj dhe tashmë, sipas tij, zgjidhja e vetme ka mbetur referendumi.
“Thirrje për dialog? Po çfarë kam bërë prej dy vitesh. Zgjidhja është vetëm referendumi, nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat tek askush, vetëm te referendumi dhe te vota juaj, çdo gjë tjetër është të shikoni si vendi bie gjithnjë e më tepër drejt dëshpërimit e greminës”, tha Meta.
I pyetur nga gazetarët për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga PS, Meta tha se “me dele-deputetët nuk kam asnjë shqetësim, i kam respektuar më shumë seç duhet. Të gjithë atje më 8 dhjetor, në orën 12:00, të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë nuk lejohet me flamuj partiakë”.
Diskutime rreth kësaj post