Orët e fundit në media online po qarkullojnë lajme se Linda Halimi, pas publikoi këngën e saj “Want My Love” në “Kënga Magjike 2019”, e cila aktualisht numëron mbi 200 mijë klikime, u largua nga gara, thuhej në lajmin e publikuar ekskluzivisht nga “News 31”.
Redaksia e Blitz ka kontakuar personalisht me këngëtaren e njohur, e cila ka treguar se nuk është tërhequr nga gara por ka një arsye tjerër që nuk mund të jetë prezente në “Kënga Magjike 2019”.
Këngëtarja tregon për Blitz se vogëlushja e saj Kaimana është arsyeja që e bën të pamundur ardhjen e këngëtares sërish në shqipëri. Si nënë, ajo nuk mundet të vendosë dëshirën e saj të madhe për të qenë në netët live të festivalit përpara shëndetit të vogëlushes, pasi rruga është shumë e gjatë, gjë të cilën e përjetoi kur erdhi dhe prezantoi këngën.
Për vajzën nuk ishte aspak e lehtë të qëndronte shumë orë në avion tregon Linda Halimi për Blitz.al. Pra, këngëtarja nuk ka asgjë me festivalin dhe konkurentët e tjerë, dëshira është e madhe por përpara fëmijëve, asgjë nuk vihet para.
Diskutime rreth kësaj post