Teksa diskutohej projekt-buxheti i Ministrisë së Jashtme për vitin 2020, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se Ministria e Jashtme ka bërë një parashikim normal të buxhetit, nuk ka as çmime dysheme dhe as çmime tavan. Nëse kësaj të fundit do i duhen shpenzime shtesë, kjo do të shihet në një moment të dytë, kur të rishikohet buxheti. Bushati nga ana tjetër, ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim politik në 2020.
‘Nuk ka një çmim as dysheme as tavan. Ministria ka bërë një parashikim normal të buxhetit për vitin 2020, por nëse do kenë nevojë për shpenzime të tjera që rrjedhin nga Kryesia, sigurisht që ka hapësira për t’i riparë në momentin e rishikimit të buxhetit. Uroj që 2020 të na gjejë me mendje të ftohtë dhe me më shumë bashkëpunim politik, gjithmonë në të mirën tonë’, – tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post