Gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra e cili tani jeton në SHBA, ka reaguar ashpër për situatën politike në Shqipëri, sidomos ndaj Presidentit Ilir Meta. Xharra shprehet e irrituar me daljet e fundit të Metës, i cili në fund të deklaratave të tij, nuk harron për të bërë simbolin e shqiponjës.
Gazetarja thotë sesa herë shikon Presidentin Meta, i del para një shtëpie e madhe e ndërtuar nga ai, e po ashtu gruaja e tij, Monika Kryemadhi.
“Pfff me ta cu mundin… kape more luftoni krimin e organizun e korrupsionin.
Vendin ne fund te pusit e keshe, po bojme shqiponjen.
Sa here ia shoh ftyren Ilir Metes, me del perpara nje shpi te madhe qe e ka ndertu, e gruaja e tij tu e reklamu neper emisione se sa me stil e kane rregulluar, me demek keta klase e larte e shoqerise, aristokraci”, – shkruan gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post