Moderatori, producenti e aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi ka udhëtuar së bashku me familjen e tij në Pragë për t’i bërë një dhuratë të veçantë nënës së tij. Pas 60 vitesh, Ermali e ka kthyer të ëmën në vendin ku është rritur.
Ermali ka postuar disa foto nga ky udhëtim duke i krahasuar me fotot e vjetra dhe shkruan se ishte e vështirë të gjenin Amasadën Shqiptare në Pragë pasi kishte lëvizur dy herë.
Megjithatë arritën ta gjenin dhe atje nëna e Ermalit realizoi foto si dikur, por këtë herë me djalin e Ermalit dhe mbesën e tij.
“Një udhëtim familjar emocionues…Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje. Mbas 60 vitesh mami kthehet në vendin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë. Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. Mamatë janë gjithmonë më të mirat”, – shkruan Ermali.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post