Këtë të shtunë, ndryshe nga zakonisht, gjatë emisionit ‘Shiko kush luan’, moderatorja Luana Vjollca ka dhënë një mini-intervistë rreth vetes, duke zbuluar detaje që nuk i dinim më parë. Pyetjet i janë drejtuar nga Ramadan Krasniqi dhe moderatorja iu është përgjigjur me sinqeritet.
‘Cila është ajo gjë që ende nuk e ke realizuar?’, është pyetur ajo. Luana ka treguar se zakonisht i ndodh t’i realizojë veprat e më pas të flasë për to, por këtë herë ka bërë një përjashtim. Ajo ka zbuluar se po punon shumë për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
‘Po punoj fort drejt kësaj gjëje, ëndrra ime ka qenë t’i vij në ndihmë fëmijëve në nevojë duke qenë se jam rritur dhe vetë pa baba’, është shprehur mes të tjerash Luana. Ëndrra e saj është pëlqyer shumë nga publiku, i cili ka filluar me duartrokitje.
Diskutime rreth kësaj post