Në një intervistë për Le Figaro, presidenti Vuçiç e ka lexuar marshimin e paralajmëruar të VV-së dega Tiranë, si një projekt kombëtar të Albin Kurtin në funksion të “Shqipërisë së madhe”.
“Shqiptarët kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë dominimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet, tashmë ka paralajmëruar një marshim të madh drejt Tiranës dhe sulmoi Ramën, pasi ai kundërshton një politikë bashkëpunimi në Ballkan të mbështetur nga kryeministri shqiptar”, – tha Vuçiç.
E ndërkohë, presidenti serb vlerësoi kreun e qeverisë shqiptare mbi bashkëpunimin për projektin rajonal të “Mini-Schengenit”.
“Unë jam mirënjohës për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, për fillimin me mua të një projekti që shumë e quajnë “Mini-Schengen”, i cili parashikon fluks të lirë midis vendeve tona”, – tha Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post