Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta vazhdon sulmet ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri. Në postimin e tij të fundit, ai është i shqetësuar për rekomandimin e ambasadores se Frances ne Shqiperi, që konikti i Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet në Venecia.
Christina Vasak, ambasadore e Francës në Shqipëri, në një intervistë për ABC News shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në majë të piramidës gjyqësore dhe në çdo sistem gjyqësor. Sipas saj është një boshllëk në sistemin gjyqësor shqiptar që duhet mbushur shpejt.
Vasak mendon se Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish për të këshilluar autoritetet shqiptare për ngërçin kushtetues ku ndodhet vendi.
“Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.
Por presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?
Ndërsa presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!”, shkruan Blushi./TemA
Diskutime rreth kësaj post