Pak orë më parë Departamenti i Shtetit Amerikan për VOA reagoi ndaj Ilr Metës dhe tha se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.
Për këtë ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela. Avokati shkruan se DASH ia bëri të qartë Metës se ai është antireformë dhe se SHBA e ka të qartë çfarë do të vazhdojë të bëjë Shqipëria.
Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.
Postimi i Ngjelës:
Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë:
Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.
Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”.
Presdent më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta.
Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASH, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”.
Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur.
Po Meta?
Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim…
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post