Skandalet nga Shqipëria nuk po ndalen në drejtim të Kosovës, ata tani kanë vazhduar me publikimin e një libri ku Kosova shihet në një hartë si pjesë e Serbisë dhe vend jo i pavarur.
‘Qytetaria’ e klasës së tetë është libri i cili mund të blihet në çdo bibliotekë në Shqipëri, qytetarët dhe nxënësit kanë thënë se kjo është e skandaloze dhe e pafalshme.
“Kosova ka shpallur pavarësinë e vet, nuk është e drejt”, tha një nxënës nga Shqipëria.
“Nuk është e drejt, aspak, janë të pafalshme” tha një qytetare në Shqipëri.
“Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është e gabuar”, tha një nxënës tjetër.
Skandali me librin ‘Qytetaria’ ka ngritur reagime të ashpra në Shqipëri dhe Kosovë, ku në një hartë shihet se Kosova është si pjesë e Serbisë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post