Pas përplasjeve ngërçit të krijuar në emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, presidenti Ilir Meta ka njoftuar se sot do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme. Sipas informacioneve, konferenca do të zhvillohet në orën 18:30 në ambientet e Presidencës.
Konferenca vjen pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me prokurorin Besnik Muçi, i cili një ditë më parë u shkarkua nga KPA, me argumentin se kishte parregullsi në deklarimin pasurisë.
Muçi, i cili pak kohë më parë u dekretua nga Meta si anëtar i Gjykatë Kushtetuese, u shpreh se nuk e njihte vendimin, pasi ai kishte deklaruar gjithçka brenda kuadrit ligjor.
Në takimin e zhvilluar pak më parë, Meta ka kërkuar që prokurori të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.
Gjatë kësaj jave, Meta ka zhvilluar takime me ish-presidentët e vendit ku kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa, po këtë javë Meta bëri dhe një kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, duke theksuar se ka bërë veprime mafioze.
Situata e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Meta të jetë mjaftë kritik dhe me disa diplomatë të huaj në vendin tonë, të cilët i ka cilësuar dhe si palaço të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, më herët është paralajmëruar për një video, që sipas presidentit, do të tregonte me zë e figurë kapjen e Gjykatës Kushtetuese./Opinion
Diskutime rreth kësaj post