Festivali europian “Junior Eurovision Song Contest” ku merr pjesë edhe Shqipëria do të hapë votimet sot në orën 20.00 dhe do ti mbyllë ato pak para shfaqjes live të dielën më 24 nëntor në Gliwice të Polonisë.
Votimi do të rihapet përsëri, kur të jenë interpretuar të gjitha këngët ndërsa minimumi i votimit është 3 këngë.
Vendi ynë përfaqësohet nga Isea Çili me këngën , “Mikja ime fëmijëri” e cila u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019. Kompozitor i këngës është babai i Iseas, Saimir Çili ndërsa teksti është shkruar nga Jorgo Papingji.
Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë.
Për të votuar Shqipërinë mund ta bëni në webfaqen www.junioreurovision.tv
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post