Mozzik-Loredana, kjo dyshe që bëri mediat shqiptare, kosovare, zviceriane të flisnin për ta, vazhdojnë të kenë gjithë vëmendjen e mundur. Ndër të paktat raste ishte ai i verës që lamë pas kur të gjitha mediat u rreshtuan para një dysheje show biz-it për prononcim për shtyp, kur Loredana akuzohej për vjedhje në Zvicër.
Javët e fundit dyshja u komentua për ndarje, gjë të cilën Mozzik e ka pranuar zyrtarisht dhe po shkojnë drejt divorcit. Në një intervistë për “20 Minuten”, gazeta zviceriane e cila shkruante dhe jepte lajme ekskluzive për akuzat ndaj Loredanës pak muaj më parë. Ndër të tjera, Mozzik është shprehur se vajzën e tij dhe Loredanës ka 2 muaj pa e takuar dhe se do të takohet me të në dhjetor, pasi Hana ka ditëlindjen.
“Nuk jam i mërzitur. Koha që kalova me Loredanën ishte e mrekullueshme, por janë disa moment në jetë….Nga njëri prej këtyre momenteve erdhi dhe ndarja jonë. Por unë do ta respektoj gjithë jetën. Flas me të dhe vajzen çdo ditë në video, për herë të fundit i kam takuar para dy muajsh. Për Hanën më merr malli çdo ditë, do ta takoj në dhjetor sepse ka ditëlindjen, mezi po pres” – është shprehur Mozzik.
Diskutime rreth kësaj post