Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, njëherësh ish-ministër i Jashtëm theksoi se PPE mbështet dhe stimulon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu shkruan se kriza politike ka në bazë të sajë deformimin e votës se lire me kulm farsën e 30 Qershorit.
“Nëse kjo maxhorance do te vazhdoje te beje rolin e shurdhit e te qorrit duke shtyre me tej vendin drejt gremines, shqiptaret nuk kane cfare te presin me gjate, ata duhet te marrin ne dore vete fatet e tyre”, shkruan Shehu.
REAGIMI I SHEHUT
Sinkroni e plote midis PPE dhe Bundestagut.
Kongresi PPE miratoi dokumentin me te mire te mundeshem, jo thjesht sepse konfirmoi nje te vertete te madhe, vertetesine e problemeve qe ka ngritur PD duke shprehur mbeshtetje te plote per pozicionin tone Europeist e ne mbrojtje te vlerave e demokracise, por edhe sepse mbeshtet e stimulon Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit, duke nenvizuar edhe menyrat e tejkalimit te krizes sone te thelle politike e institucionale.
Kriza politike te ne, qe ka ne baze te saje deformimin e votes se lire me kulm farsen e 30 Qershorit dhe e plotesuar nga kriminalizimi i institucioneve, kapja e tyre, mungesa e plote e kolonave kryesore te drejtësisë, parlamenti antikushtetues etj, ka vetëm një mënyrë tejkalimi sic thuhet qarte edhe ne ate Rezolute te PPE, një proces votimi te lire politik e administrativ si baze e ndryshimeve te mëtejshme pozitive për vendin, Rajonin e integrimin tone europian.
PPE dhe Bundestagu nuk mjaftohen vetëm ne konstatime apo konkluzione te përgjithshme, këto dokumente kaq te rëndësishme me dashamirësi e besim te ne, hyjnë deri ne problemet reale duke dhënë dhe mekanizmat konkrete te zgjidhjes.
Nqs kjo maxhorance do te vazhdoje te beje rolin e shurdhit e te qorrit duke shtyre me tej vendin drejt gremines, shqiptaret nuk kane cfare te presin me gjate, ata duhet te marrin ne dore vete fatet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post