Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar ditën e sotme qeverinë në lidhje me projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, ku në të nuk shkruhet për rritje rroge për punonjësit e rendit.
Mesa duket, Lleshaj qenka i pakënaqur në radhë të parë për rrogën e vet, ku thumbon qeverinë. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ai ka treguar pagën që merr, plot 900 euro por kaq nuk mjafton.
Mirëpo, ai është qarë, pasi është shprehur se paga e tij është e njëjta me rojën e homologut të tij të Kosovës (900 €).
Lleshaj tha se:
“Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë.”-u shpreh Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post