Grida Duma konsiderohet një nga gratë më të bukura dhe të suksesshme shqiptare, ndër rastet e pakta të grave të arrira në politikë dhe më të bukurat e ekranit. Jo rrallëherë ndodh që Grida të mbulohet nga komplimentat mbi paraqitjen e saj por ja që ka meshkuj që dinë t’i bëjnë komplimenta nga ata që ajo i kujton, i vlerëson dhe i veçon nga të tjerët.
Në fakt është pikërisht djali i saj që ka arritur t’ja bëjë qejfin nënës së tij vetëm me dy fjalë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Class”, Grida është shprehur se komplimenti më interesant që i ka thënë djali është ky:
“S’ka lindur akoma një grua si ti, shpresoj mos të më ketë përkedhelur me një shprehje filmash.”,- ka rrëfyer ajo.
Pasdiskutim është ndjesi e bukur të dëgjosh fjalë kaq të bukura nga djali yt./Blitz
Diskutime rreth kësaj post