Mbi tensionin e krijuar mes Presidencës dhe maxhorancës për gjykatën kushtetuese dalin në dritë të tjera detaje. Gazetari Top-Channel Muhamed Veliu thotë se presidenti Meta ka telefonuar një nga zyrtarët amerikan, por që akoma nuk ka një emër.
“Me gjasë biseda mund të ketë qenë mes presidentit dhe të dërguarit special të DASH për Ballkanin Perëndimor Mattheë A. Palmer i cili ka qenë tejet aktiv me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe rajon” thotë Muhamed Veliu.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që presidenti të ketë mundur të flasë edhe me ambasadorin Philip Reeker asistent sekretar për Euroazinë në DASH.
Momenti i bërjes së kësaj telefonate thotë gazetari Muhamed Veliu, ndodh në një kohë kur qëndrimet e Ambasadës së SHBA në Tiranë, nuk kanë qenë aspak mbështetëse me veprimet e presidentit.
E në të tilla kushte presidenti ka preferuar të ketë një bisedë direkte me Washingtonin duke anashkaluar Rrugën e Elbasanit e etiketuar sot nga zëdhëdhësi presidentit si “Rule of Embassy”.
Diskutime rreth kësaj post