Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi gjatë takimit në Zagreb se do të bisedojë me Francën për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Merkel dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këtë ajo e deklaroi pas një takimi me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviç.
Duke pasur parasysh propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha:
“Ne tani duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar , që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit. Jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe pse qysh sot kemi një numër të madh mundësish për të qenë fleksibël”, – shtoi Merkel.
Diskutime rreth kësaj post