Ervin Gonxhi ka rrëfyer se pse është larguar nga grupi muzikor “Threedots”, teksa u përfol për një sherr që mund të ketë pasur me drejtuesin, Flori Mumajesin. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” , Ervini ka folur për projektin e tij më të ri muzikor.
I pyetur nga gazetari, Gerald Qerimi, ai deklaroi se për momentin po bën muzikë për vete dhe tregun ndërkombëtar.
Ndërsa për arsyet që u shkëput nga grupi “Threedots” Ervini tha:
“Threedot-sat do të mbeten gjithmonë në gjendjen time shpirtërore, ata janë vëllezërit e mi , me të cilët kam krijuar shumë vite punë. Unë jam një nga ata që kam luftuar të jem Threedots. Nuk është kjo arsyeja që unë jam larguar nga artistët. Artistët unë i mirëpres akoma në studio. Kam bashkëpunim prapë me këngëtarë dhe artistë, po më tepër po bashkëpunoj me të huaj”, ka thënë Gonxhi.
Diskutime rreth kësaj post