Në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një fotografi me djalin e tij, Glauk. Basha shprehet se Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh po ecën ne gjurmët e tij, teksa thekson bindjen se Glauku dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Në fund, kryedemokrati shton se iu mungon Sokoli.
“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli.”, shkroi në Twitter./Opinion
Diskutime rreth kësaj post