Plot 35 minuta zgjati takimi i Presidentit Ilir Meta me ish kryeministrin Sali Berisha, në vazhdimin e takimeve që kreu i shtetit po zhvillon për krizën e re, atë të Gjykatës Kushtetuese.
Ishte vetë kreu i shtetit që përcolli zotin Berisha deri tek dera e Presidencës. “Sipas traditës se malësorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri tek dera”, tha Meta për gazetarët.
Në një deklaratë për mediat ish kryeministri Sali Berisha tha: “Në këtë takim, me Presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krisjen madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetues së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë çdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve, keni lakuar të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në bashkimin Evropian. Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën tuaj shqiptarëve sesi kjo reformë po sjell kapjen e saj nga mafia e narko shtetit shqiptar”.
Mazhoranca po bën çdo gjë për të kapur Gjykatën Kushtetuese, presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur pavarësinë e saj, më tej ish kryeministri Berisha.
“Iu kujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës. I cili është aty në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ajo kërkon që të jetë magjistrat por jo kunat. Është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës. Cilido që dyshon në këtë, cili gjykatës ka shkelur në mbledhjet e PS? Ai është vetëm një, Ardian Dvorani. Për këtë gjykatës militant është bllokuar reforma, është bllokuar integrimi për dy vite me radhë. Ata që i vranë këtij vendi, që i shkatërruan Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, ata e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Edi Rama. E mbajtën peng për dy vite me radhë deri sa nxorën Dvoranin në krye”, deklaroi Berisha./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post