Gazetari Blendi Fevziu u jep një porosi të bijave që ai kishte nga stërgjyshja e tij, ose siç i thërret “Nona”. Në librin “Tirana e Nonës”, Fevziu ka sjellë historinë e familjes së tij, të tre grave, me protagoniste kryesore, nonën, (stërgjyshen e tij.
Nona, e cila ka jetuar pavarësinë e shtetit shqiptar, mbretërinë, të gjitha qeveritë e kohës, përfshi dhe katër dekada në komunizëm, në të gjitha rastet, ka thënë një fjali: “Po u hap edhe një shteg ikni të gjithë në Amerikë, mos rrini këtu! Ia kam thënë edhe sat ëme. Në botë ka vende që bëhen dhe nuk bëhen: Shqipëria nuk bëhet”.
Vetë gazetari thotë se nuk e di përse nuk e bëri dot kurrë këtë dhe qëndroi në Tiranë. Edhe pse sot një nga njerëzit më të rëndësishëm në vend, me një karrierë në majë. Ai e pranon në libër që vajzave të tij nuk iu thotë të rrinë këtu. “Edhe sot që e mendoj, të njëjtën gjë do t`u thosha vajzave të mia”, shkruan Blendi.
Diskutime rreth kësaj post