Pas tryezës së përbashkët me Bashën dhe aleatët e tij, Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë sot një sërë takimesh me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend. Sot kreu i shtetit do të takohet me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.
Ilir Meta për 90 minuta ka pritur dje në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi u fokusua në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë në një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme.
Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.
Diskutime rreth kësaj post