Avokati Spartak Ngjela në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se komedia Meta vijon dhe se situata në të cilën gjenden kreu i shtetit dhe lideri demokrat është shumë rëndë.
Statusi i Ngjelës
Komedia Meta vijon… Meta sot kërkoi ndihmë nga Basha për të marrë armët. Basha sigurisht që tallet me të, sepse situata e tyre është shumë e rëndë. Kurse Basha ka hallin e tij. Basha mezi po i rregullon yneret e tij në Amerikë, kurse Meta kërkon luftë me Amerikën dhe Bashkimin Europian!!! Basha e di mirë çdo të thotë kjo luftë, se e provoi me mbledhjen e molotovëve në protestën e fundit. Po Meta, a e di këtë? Meta, në fakt, është në situatën kur nuk kupton dot asgjë. Kërcënon diplomatët, shpif, dhe me mendjelehtësi mendon se kanceleritë e mëdha perëndimore mund të “tremben”. Dhe ka filluar të flasë për sovranitetin. Si Enver Hoxha, kur i rrezikohej karrigia. Por nuk ka asnjë shqiptar që ta përkrahe, me përjashtim të atyre që ka pranë dhe i paguan. Në fakt, është i trembur, dhe nën klithma frike po kërkon sovranitet për të garantuar pronat dhe paratë e tija. Këtë sigurisht që e kuptojnë të gjithë shqiptarët, prandaj po e neverisin. Kurse Uashingtoni sigurisht që qesh me të, se e di madje edhe ku i ka depozitat e parave. Por, tani që Ilir Meta po bën si i çakallosur, a do ta denoncojë Uashingtoni që edhe shqiptarët t’i dinë bëmat e tij korruptive?
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post