Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar sot ndaj një postimi të kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, i cili kishte postuar një foto të hartës së Ballkanit pa Kosovën si shtet i pavarur.
“Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosovën si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë!”, shkroi Sali Berisha.
Por kush është Zografi bis?
Jorgji Zografi ishte një politikan nga jugu i Shqipërisë. Ai u vë në shërbim të interesave shoviniste greke, kur në vitin 1914 shpalli vetën president të Epirit të Veriut, një territor i vetëshpallur nga grekofonët në atë pjesë.
Kjo republikë u shpall pa marrë parasysh mendimin e shqiptarëve etnikë që përbënin shumicën në Shqipërinë e Jugut deri në Prevezë. Ajo morri fund shumë shpejt në korrik të 1914’ës kur edhe filloi Lufta e Parë Botërore.
Kujtojmë se Edi Rama bëri sot një postim në rrjetin social Facebook ku e shfaqi hartën e Ballkanit pa Kosovën si shtet të pavarur por si pjesë të Serbisë. /Express/
Diskutime rreth kësaj post