Presidenti Ilir Meta ka firmosur ditën e sotme dekretin për lirimin nga detyra të dy amasadorë shqiptarë, në Turqi dhe në Azerbajxhan.
Gent Gazheli, u shkarkua nga detyra si ambasadori i Turiqsë, ndërsa lajmi për këtë vendim u publikua nga Faqen e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas largimit të Gazhelit, Kuvendi ka emëruar në vend të tij, Kastriot Robon, cili është dekretuar nga presidenti Meta.
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META/ Opinion
Diskutime rreth kësaj post