Ish deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka komentuar edhe tryezën e bisedimeve të opozitës me Metën, të zhvilluar ditën e sotme. E ftuar në emisionin “Top Talk”, Doda ka treguar temat e diskutimit të hedhura të diskutuara me Metën, ndërsa ka theksuar se opozita po bën çdo gjë që Reforma e Drejtësisë të mos kapet nga qeveria.
“Ajo që sot është trajtuar në tryezën me Metën është gjendja e vendit, kriza me kushtetuesen dhe mënyra se si duhet zgjidhur. Opozita shumë shpejt do të ketë platformën e saj për Reformën në Drejtësi, duke bërë çdo gjë të mundur që kjo reformë të mos kapet nga qeveria”, ka artikuluar Doda.
E pyetur se nëse me tryezën e sotme Meta u shfaq më tepër si president i opozitës sesa i depolitizuar dhe si president i vendit, Doda është shprehur se:
“Presidenti ka patur një korrespondencë të vazhdueshme edhe me kreret e mazhorancës. Ka patur edhe tryeza me mazhorancën ndërkohë që me Lulzim Bashën dhe opozitën kur ishte çështja e protestave nuk u ul në tryezë, por thjesht biseda telefonike. Si duhej të shpreheshim ne atëherë, Presidenti është i mazhorancës? Mund të gjejmë ngjyrime sa të duash, por sot presidenti është një person në mbrojtje të Kushtetutës dhe të ligjeve.”
“Mbledhja e sotme ishte me përfaqësues të opozitës që nuk janë në Parlament”, ka thënë ndër të tjera ish deputetja.
Për Dodën, presidenti ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme, duke u treguar transparent për të shmangur ngërçin politik në të cilin ndodhemi. Ndërkaq, ish deputetja e PDIU ka folur me rezerva përsa i përket qeverisë, e cila sipas saj gjithmon ka vepruar në fshehtësi.
“Presidenti ka treguar gjithë letërkëmbimin dhe hapat e ndjekura për të mos mbërritur deri këtu, ndërkaq nuk është hera e parë që kjo lloj mazhorance funksionon në fshehtësi.”/CNA
Diskutime rreth kësaj post