Pak ditë më parë u bë e ditur se pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Burime për “revistawho” bënë të ditur se Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel.
Së bashku me Florianin do largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit. U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin. Po cila ishte arsyeja e këtij konflikti.
Gazetari i emisionit “Thumb on” ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale. Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga Top Channel.
Mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, Flori pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post