Shkrimtari i njohur Agim Doçi i ftuar në “Thumb On” ka zbuluar detaje mbi tekstin që ai ka shkruar, “Ti nuk din as me ma lyp”, kënduar nga Bleona Qereti, duke i kthyer përgjigje kështu një komentuesi që e ka quajtur tekstin e pakuptimtë.
“Nuk dinë tekstin. Unë e kam shkruar këtë tekst dhe më vjen shumë mirë që e kam shkruar unë. Bleona thotë në poezinë e asaj kënge, unë jam vajzë qytetare thotë, dhe si unë ka gjithkund, ti psikologji fshatare flet për pronat në katund.
Tani imagjinoni t’u flas ju të dyjave për ca prona që kam unë në një fshat ku ka lindur babai im me gjyshin. Edhe ajo i thotë atij. Se ai i thotë asaj hajde të martohemi nja dy javë bashkë. Ai ishte një shqiptarë i Kosovës, 1.96 i gjatë. Ajo është histori e vërtetë. Të gjitha historitë që unë shkruaj janë të vërteta. Kam qenë dëshmitar aty, se Bleona rrezatonte dhe i tha do fejohemi. Dhe Bleona më tha, këputja këtij.”,- u shpreh Doçi.
Diskutime rreth kësaj post