Një vit më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u divorcua nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, pas 18 vitesh martesë. Eneda ka treguar shpesh se megjithëse janë ndarë, çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të vogëlushes së tyre, Aria.
Madje, këtë gjë e konfirmoi sërish teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”.
“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”– tregoi këngëtarja.
Gjithashtu, Eneda s’mundi t’i shpëtonte pyetjes nëse ka dikë tjetër tashmë në jetën e saj, 1 vit pas ndarjes nga partneri.
“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”– u shpreh ajo.
Momentalisht, këngëtarja i është përkushtuar pjesëmarrjes së saj në festivalin “Kënga Magjike”, ku do të konkurrojë me këngën “Ma zgjat dorën”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post