Asnjëherë nuk e kishim menduar, por vendi ku ne i vendosim gjërat në shtëpinë tonë ka një ndikim të madh në jetën tonë. Mitet e Feng Shui-t besojnë që të gjitha objektet sjellin me vete një energji të caktuar.
Vendi në të cilin i vendosni gjërat gjithashtu mund të sjellin atmosferë pozitive apo negative në shtëpi.Sipas tyre nëse i vendosim në krevat duhet t’i heqim menjëherë, pasi sjellin energji negative dhe ndikojnë kur flemë gjumë dhe zgjojnë kujtime të këqija. Këto objekte do të krijojnë energji negative në shtëpinë tuaj.
Dhuratat dhe fotografitë e ish-partnerëve apo ish-miqve
Këto gjëra vazhdimisht na detyrojnë të mendojmë për të kaluarën.Pra, nëse dëshironi që të liroheni nga shpirtrat e së kaluarës, largoni dhuratat e panevojshme.
Gardëroba e vjetruar, e ndotur dhe këpucët
Shumica e personave e kanë të vështirë të heqin dorë nga gjërat e vjetra dhe gjejnë ndonjë vend ku t’i pllakosin e të mos i lëvizin më.Nëse ngurroni dhe nuk dëshironi t’i hiqni qafe gjërat e vjetra, ruani në ndonjë vend tjetër, por kurrë nën krevat, sepse ndjellin mjerim.
Bimët e thara
Rreth krevatit në të cilin flini gjumë nuk duhet të gjenden lule të thara dhe të vyshkura.Ato sipas besimit, ndjellin shëndet të keq.
Objektet e dëmtuara dhe të thyera
Objektet e thyera ose të dëmtuara nuk duhet të mbahen në shtëpi, pasi ndjellin fat të keq.
Aparatet teknike të vjetra dhe të prishura
Kur shumë gjëra na prishen ne i ruajmë pasi mendojmë se do të na duhen më vonë, edhe pse kurrë nuk do të kemi nevojë për të.Aparatet e tilla kryesisht përfundojnë në kuti, madje edhe nën krevat. Gjërat e tilla ndjellin energji dhe humor të keq.
Diskutime rreth kësaj post