Presidenti Ilir Meta, kërkon një takim me krerët e partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe ky takim sipas tij mundësisht të bëhet para datës 20 nëntor.
“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019. Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera” thuhet në letrën e Presidentit drejtuar kryetarëve të partive të opozitë politike.
Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, paralajmëroi inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.
“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!”-njoftoi Blushi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post