Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një lëvizje të papritur, duke u betuar dje tek një notere.
Avokati Spartak Ngjela tha se kjo skemë ka ardhur nga jashtë. Sipas Ngjelës kjo është precedent amerikan, bilës edhe anglez deri diku.
Pjesë nga intervista
Dyrnjaja: Sot kemi dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë një vend, njëra e dekretuar nga presidenti i Republikës, tjetra shkoi tek noteri. A mund të kemi anëtare të Gjykatës Kushtetuese me noterim? Nuk shkon si llogjikë apo jo?
Ngjela: Ti nuk mund të thuash shkon apo nuk shkon vetëm do bësh pyetje?
Dyrnjaja: Unë pyetje bëra, por në mënyrë retorike.
Ngjela: A ka ndodh ndonjëherë kjo? Ka ndodh.
Dyrnjaja: Më thoni…
Ngjela: Ka ndodh në Amerikën e Jugut, me president si ky.
Dyrnjaja: Po thoni që është një precedent i ardhur nga jashtë?
Ngjela: Po ndodh ore me gjithë të çmendurit, ore zotëri, kur ti president e ke njeri që nuk pranon shtetin natyrisht që do veprosh ndryshe.
Dyrnjaja: Kjo është një servirje nga jashtë?
Ngjela: 100%, unë doja ta thoja por u mata, por kur e pash që e bënë e kuptova që është skemë e jurisprudencës amerikane. Jua shpjegojnë ata kaq mirë bukur, mos u ngutni nuk jeni profesionist. Unë e di që është precedent amerikan, bilës edhe anglez deri diku.
Diskutime rreth kësaj post