Akademiku kosovar Rexhep Qosja thotë se deklarata e Edi Ramës në Beograd është e vetmja e bërë nga një politikan ndonjëherë. Akademiku Qosja shprehet se do donte që Rama e Albin Kurti të bashkëpunojnë mes tyre.
“Po diskutohet, për të ashtuquajturën Minishengen, me duket sikur nuk po e kuptojmë. Çfarë do të thotë Minishengen? Cilat janë të mira dhe pengesat, nuk e di. Po pres dhe të shohim! Këto vende të Ballkanit Perëndëmior, por Ballkani Perëndimor është shumë më i gjerë.
Me Minishengen apo pa Minishengen, Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së. BE është një premtim madhështor për gjithë Evropën. Një premtim për paqen, për bashkëpunimin. Rama ka thënë në Beograd diçka që askush nuk e ka thënë më para në Beograd para tij, ka kërkuar njohjen e pavarsisisë së Kosovës. Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të kenë një bashkëpunim të tyrin midis tyre në të mirë të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës.”– ka deklaruar Qosja nga Panairi i Librit tek Pallati i Kongreseve.
Diskutime rreth kësaj post