Sot zv.kryeministri Erion Braçe iu përgjigj deklaratës së Metës, ku ky i fundit tha se me një dekret mund të shpërndante parlamentin.
“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seancës së sotme të jashtëzakonshme, ku u miratua projekt-rezoluta e Kuvendit për presidentin Ilir Meta.
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar që t’i përgjigjet gazetarëve në lidhje me këtë deklaratë të Erion Braçes.
Në konferencën e jashtëzakonshme Meta anashkaloi përgjigjen, ndërsa u sugjeroi gazetarëve që mos të heqin fokusin nga ato çka ai i cilëson ‘veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani’.
“Mos të shmangeni nga veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani, pasi është rasti që të kthejmë besim të drejtësia. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj. Në mënyrë që të bëhet mësim për ata që shkelin kushtetuta. Lexoni më vëmendje se çfarë thuhet aty në KED për këto vakanca”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post