Pak muaj më parë mediat zbuluan se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rovena Dilo i ka dhënë fund lidhjes me balerinin Eltion Merja. Çifti ishin bashkë prej 4 vitesh dhe prej 1 viti bashkëjetonin.
Rovena ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Këndo Këngën Time” në Vizion Plus, ku tregoi se ajo nuk tradhton në jetë. Këngëtarja e lidhi këtë veti të saj edhe me muzikën dhe faktin që i qëndron besnike njerëzve me të cilët bashkëpunon.
“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunojë. Kështu që edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht për ta nxjerrë atë mirë”, u shpreh Rovena.
Nuk dihen ende arsyet e ndarjes mes Rovenës dhe Eltionit, por dyshja e ka hequr njëri-tjetrin edhe nga Instagrami.
Diskutime rreth kësaj post