Presidenti Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e fortë se “me një dekret mund të shpërndajë parlamentin”. Ai tha se gazetarët Gjykata Kushtetuese është “vija e kuqe” dhe për këtë nuk duhet të ngrihet në mënyrë antikushtetuese.
Ilir Meta tha:
“Jam shumë i qartë që garantuesja e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese, pastaj Presidenti e kështu me radhë, por Gjykata Kushtetuese është mbi të gjithë. Parlamenti a shpërndahet me një dekret? Po. Presidenti shkarkohet? Po.
Nga një parlament legjitim dhe në fund e shkarkon Gjykata Kushtetuese edhe Gjykata Kushtetuese është më e rëndësishme se vet Presidenti. Qeveria rrëzohet? Po me një mocion mosbesimi. S’ka mbi Gjykatën Kushtetuese, kjo është vijë e kuqe që mbron popullin shqiptar, një Gjykatë Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mafioze, kërcënon të drejtat kombëtare, demokratike e kushtetuese” shtoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post