Avokati Spartak Ngjela tha se presidenti Ilir Meta e ka humbur ekuilibrin sepse është kërcënuar. Sipas tij Meta po sjell turbullirë të madhe, por shteti ynë u shpreh Ngjela është i papërgatitur për këtë.
“Pyetja që duhet bërë është pse është çmendur Presidenti? Një njeri normal, që do shtetin, nuk vepron kështu. E ka humbur ekuilibrin sepse është kërcënuar. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë Presidentin dhe ai ka konflikt interesi. Kjo gjykatë që po formohet është njësoj si ajo që Meta bleu kur u akuzua për 700 mijë euro me zë.
Ky kërkon të krijojë gjykatën e tij, por ka vetëm firmën. Me 94 vota ai Parlament bën çfarë të dojë. Parlamenti është sovran i popullit, jo Presidenti. Presidenti do të shkarkohet dhe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe kërkon që të vërë njerëzit e vet atje.
Meta po sjell turbullirë të madhe në shtet dhe shteti ynë është i papërgatitur për këtë. Mazhoranca ka bërë gabim që nuk e ka shkarkuar ende. Nëse do ta shkarkonte, Presidenti nuk do të kishte më forcë juridike. Nuk do të nxirrte dot asnjë akt. Meta kërkon të shpëtojë veten me akte antikushtetuese”, tha Ngjela në A2.
Diskutime rreth kësaj post