Banorët e Astirit marrin vendimin se rezistenca e tyre do të vijojë ndërkohë që në këto momente po zhvillohet një takim për të diskutuar mënyrën se si do të veprojnë ditët në vijim. Ata shprehen se kërkojnë dëmshpërmblim.
Reagimi i plotë
Beteja jone nuk ndalet, ajo do te vazhdoje pavarsisht gjithckaje. Shteti tregoi edhe njehere fytyren e tij te vertete, ate te nje krimineli te pashpirt. Ai nuk pyeti per asnje e asgje, vetem shkaterroi, dhunoi, masakroi deri ne vdekje cdo banor. Nuk pyeti as per femije, as per nena, as per baballare e as per gjysher. Na goditi aq fort sikur ne te ishim kriminelet dhe banditet me te tmerrshem qe ka pare ndonjehere historia.
Por, jo te dashur miq ne nuk jemi te tille, nuk jemi as kriminel, as bandit, as shpellare e as zaptues.
Ne jemi si te gjithe ju, shtetas te Republikes se Shqiperise.
Ne jemi si te gjithe ju, ne kemi blere toke are/truall nga pronare te ligjshem dhe kemi ndertuar mbi keto toka ashtu sic keni blere e ndertuar edhe ju.
Ne nuk jemi dhe nuk kemi qene kurre ne konflikte pronesie me ish pronaret, ashtu sic pretendojne pusht…tetaret.
Ne kemi bere vetedeklarimin qysh ne vitin 2005 per keto objekte te ndertuara ashtu sic keni bere edhe ju.
Ne i kemi paguar ketij shteti cdo lloj takse dhe tarife ashtu sic i keni paguar edhe ju. Ne jemi te ligjshem ashtu sic jeni edhe ju.
Ne sot kerkojme drejtesi dhe demshperblim ashtu sic do donit edhe ju nese do ishit ne vendin tone.
Ne jemi si te gjithe ju.
Ne kemi nevoje per ju.
Bashkohuni me ne qe te mos perseritet ajo cfare ndodhi dje. Bashke mund te bejme gjera te bukura.
Diskutime rreth kësaj post